Pas sherrit në Pejë, reperi i njohur Noizy ka rënë në duart e autoriteteve shqiptare.
Ai po kërkohej nga policia e Kosovës tash e disa ditë.
Me ç’rast ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën Penale të Tiranës.
Siç njofton Top Channel, seanca po shqyrtohet me dyer të mbyllura nga gjyqtarja Marinela Osmani.
Sot do të shqyrtohet vetëm kërkesa e prokurorisë për ta lënë nën masën arrest me burg dhe jo kërkesa për ta ekstraduar.
Reperi është duke u akuzuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”. /Gazeta Enigma