Zgjedhja e udhëheqësit të ri të Hamasit zbeh shpresat për armëpushim në Gazë

Zgjedhja e udhëheqësit të ri të Hamasit zbeh shpresat për armëpushim në Gazë

Drejtuesi i grupit militant të Hamasit , Yahya Sinwar është emëruar si udhëheqës politik dhe ushtarak që të veprojë në Gaza.

Sipas analistëve botëror, nga kjo zgjedhje ka pak gjasa që të arrihet marrëveshje për armëpushim në Gaza, pasi që Sinwar dyshohet se planifikoi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit.

Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë, pretendojnë se qëllimi i Yahya Sinwar-it është që të vazhdojë lufën në Gazë dhe ta shkatërrojë reputacionin ndërkombëtar të Izraelit duke dëmtuar marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara, aleatin e tij kryesorraporton NYT.

Sipas vëzhguesve, drejtuesi i Hamasit, Sinwar nuk është i gatshëm të arrijnë një marrëveshje armëpushimi për interesat e tyre politike, mirëpo shpresojnë se tani është në duart e tij për t’i dhënë fund konfliktit 10 mujor në Gaza.

Related Articles