Një aeroplan pasagjerësh me 62 persona është rrëzuar në periferi të São Paulo të premten, sipas presidentit brazilian Luiz Inácio Lula da Silva.
Duke folur në një ngjarje të premten, Lula tha se “duket” se të gjithë pasagjerët mund të kenë vdekur në aksident.
“Unë do të doja që të gjithë të ngriheshin në këmbë që të mund të mbajmë një minutë heshtje sepse një aeroplan sapo është rrëzuar në qytetin Vinhedo, në Sao Paulo, me 58 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit dhe duket se të gjithë kanë vdekur,” tha ai.
Videot dramatike të përplasjes në mediat sociale treguan avionin që binte nga qielli. Një tjetër video tregonte rrënojat në flakë në tokë.
Mbrojtja Civile e Brazilit thotë se avioni goditi shumë shtëpi ndërsa u rrëzua në një zonë banimi.
“Nuk ka ende asnjë konfirmim se si ka ndodhur aksidenti apo situata aktuale e njerëzve në bord”, thuhet në një deklaratë të linjës ajrore Voepass.
BREAKING: Voepass Flight 2283, a large passenger plane, crashes in Vinhedo, Brazil pic.twitter.com/wmpJLVYbB3— BNO News (@BNONews) August 9, 2024