Është arrestuar sot një grua dhe një burrë, si të dyshuar për grabitjen e ndodhur më 26 korrik, në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Prishtinë.
Ata po dyshohen se e kanë sulmuar me thikë një grua, dhe i kanë grabitur një zingjirë ari.
“Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.