Pesë persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Koreticë.
“Rreth orës 17:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Koreticë). Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore është marrë me procedurat në vend-ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Enigma