Pas Chermen Valiev edhe Islam Dudaev i dhuron Shqipërisë një medalje olimpike në “Paris 2024”. Shqipëria përjeton kështu një moment historik duke fituar dy medaljet e para olimpike, të dyja në “Paris 2024”.
Mundësi i natyralizuar si shqiptar arriti të mposhtë 13-12 hungarezin Iszmail Muszukajev për peshën 65 kg.
Dudaev arriti të fitojë përballjen për medaljen e bronztë, duke bërë që Shqipëria të shijojë një tjetër sukses.
E këtij suksesi iu gëzua edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,
“JA EDHE MEDALJA E DYTË OLIMPIKE NË HISTORINË TONË. Kush di të gëzohet le të gëzohet me shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Kujt nuk di të gëzohet le t’ia njohim meritën e hudhrës që ia mban larg Shqipërisë syrin e keq”, shkroi Rama.