Ka ndërruar jetë një 35-vjeçar në Shqipëri , i cili ishte punonjësi i karburantit ku ndodhi shpërthimi i autobotit të premten.
Ngjarja ndodhi dy ditë më parë ku një autobot me karburant shpërtheu në autostradën Tiranë-Durrës teksa një shofer ka qenë duke u furnizuar me derivate, raporton euronews.al, transmeton Gazeta Enigma.
Për pasojë mbetën të lënduar rëndë dy persona, nga të cilët 35-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë ditën e sotme.