“The Times”: Shqipëria, destinacioni i pazbuluar i Mesdheut

“The Times”: Shqipëria, destinacioni i pazbuluar i Mesdheut

Mos e quani Shqipërinë “Greqia e re” apo “Maldivet e lira”. Vija e saj bregdetare është plot me surpriza dhe shtigjet me pamje përrallore që ndodhen pikërisht në zemër të saj.

Kështu nis reportazhi i gazetës së njohur britanike “The Times” ku gazetarja Marianna Hunt rrëfen ndjesitë e saj gjatë udhëtimit në Shqipëri.

Bregdeti i Jonit në Shqipëri ka tërhequr një numër në rritje udhëtarësh ndërkombëtarë vitet e fundit falë pikave  të përsosura turistike si Ksamili, i cili ka plazhe të bardha të pacënuara, të konsideruara në Instagram si “Maldivet e Evropës”.

Marianna Hunt nuk lë pa vizituar Qeparoin, Bunecin, por edhe Lukovën të cilin e cilëson si të preferuarin e saj.

Parkun Kombëtar të Llogorasë, me një sërë malesh dhe livadhesh alpine me pamje nga Riviera e përshkruan përmes një retrospektive në të kaluarën. Thotë se pyjet e dendura dikur strehuan Jul Çezarin dhe ushtrinë e tij ndërsa ai luftonte me rivalin e tij të madh Pompeun.

Jo vetëm kaq, por relievi i Shqipërisë vodhi edhe zemrat e shkrimtarëve të mëdhej të kohës të cilët i kanë dedikuar edhe vargje të ndryshme. Njëri prej tyre ishte shkrimtari britanik si Lord Bajroni, i cili shkroi për Shqipërinë në poemën e tij epike “Shtegtimet e Çajlld Ha-roldit”.

Gazetarja nënvizon se përveç bumit turistik, kuzhina në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më e preferuar, falë lulëzimit të fermave. Në reportazh përshkruhen me detaje darkat e stilit mesdhetar me pjata me oktapod të pjekur në skarë dhe karkaleca të cilat kanë kushtuar më pak se 18 euro secila.

Related Articles