Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas publikimit të qeverisë hungareze lidhur me Lojërat Olimpike “Paris2024”, me ç’rast e kritikoi këtë shtet, raporton Gazeta Enigma.
Hugarezët publikuan një hartë me vendet e rajonit të cilat fituan medalje në këto lojëra, mirëpo aty nuk figuronte Kosova duke e futur atë si pjesë të Serbisë.
Hoxhaj në një postim në “X” ka shkruar se qeveria hungareze po pasqyron një realitet fiktiv.
“Harta e medaljeve olimpike e qeverisë hungareze duket se pasqyron një realitet fiktiv. Vendi i drejtë i Kosovës në hartë, së bashku me medaljet e fituara, është i pamohueshëm dhe do të mbetet gjithmonë aty. Më shumë fat herën tjetër me gjeografinë”, ka shkruar Hoxhaj. / Gazeta Enigma.