Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë ditës ka publikuar një video në të cilën ka treguar për punët që po kryhen në komunën e Prishtinës.
Mirëpo, përmes këtij postimi ai ka thumbuar qeverinë qëndrore, Lëvizjen Vetëevndosje që sipas Abdixhikut mban konferenca ku sulmon mediat, bizneset, gjyqtarët e të tjerë.
“Me hapësirat e reja shëndetësore të rinovuara e në rinovim; 10 sosh të përfunduara deri më tani”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
“Për konferenca me sulme ndaj mediave, bizneseve, ambasadave, gjyqtarëve, mësuesve e praktikisht secilit që mendon ndryshe, i keni ata të tjerët. Ne, ndërsa, vazhdojmë.” /Gazeta Enigma