Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në mbledhjen e 14 gushtit të Qeverisë, ka bërë të ditur se do të ndahen miliona euro për shëndetësi, arsim si dhe ndërmarrjen publike “Trepça”, njofton Gazeta Enigma.
Kurti ka deklaruar se nga pako e ringjalljes ekonomike do të ndahen 12.3 milion euro, nga to 6.5 milion për arsim.
“Nga pako e ringjalljes ekonomike do të ndajmë 12.3 milion euro për fushat që kemi prioritet, përkatësisht shëndetësinë, arsimin dhe ndërmarrjet publike”, deklaroi Kurti.
“Për arsim do të ndajmë 6.5 milion euro për të kompletuar shumën e nevojshm për të subvencionuar tekstet shkollore”, tha Kurti. /Gazeta Enigma/