Kosova dhe vendet në rajon javëve të fundit janë “përvëluar” nga temperaturat shumë të nxehta, me sot që kanë arritur deri në 39 gradë celsius.
Temperaturat e larta do të vazhdojnë deri në fund të kësaj jave, ndërkohë që nga java tjetër do të ketë ulje të tyre, me mesataret që do të lëvizin nga 28 deri në 31 gradë Celsius.
“Deri më datë 18, do të mbretërojnë këto temperatura. E pas kësaj pritet të kemi rënie të temperaturave për gjashtë apo shtatë gradë Celsius, duke iu përshtatur kushteve klimatike në stinën të cilën ndodhemi “, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Ndërkohë, në viset e larta malore do të krijohen edhe kushte për reshje “që do ta freskojnë sado pak këtë ajrin e nxehtë që po mbizotëron këtyre ditëve”.
Shkaku i temperaturave të larta që po mbretërojnë gjatë kësaj jave, Minsitria e Shëndetësisë ka urdhëruar sërish punëdhënësit që ta reduktojnë orarin për punëtorët gjatë ditës, ndërkohë që sipas mundësive t’u mundësohet edhe puna nga shtëpia. /Gazeta Enigma