Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e sotme për media ka deklaruar se nesër është dita e fundit që partitë politike mund të dërgojnë ndonjë çështje shtesë për vendosjen e datës së zgjedhjeve, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje Osmani ka njoftuar se për caktimin e datës së zgjedhjeve ajo do të diskutoj edhe me kabinetin e saj.
“Ju kemi dhënë partive kohë deri në fund të kësaj që të ngritin ndonjë çështje shtesë që nuk e kanë ngritur atë ditë, pra do të kemi kohë nesër deri në fund të orarit nëse kanë vlerësime shtesë dhe pastaj pasi të përfundon orari, ulemi i dëgjoj vlerësimet e kabinetit tim”, ka thënë Osmani. /Gazeta Enigma/