Arrestohen tre persona për tё shtёna me armё nё dasma

Arrestohen tre persona për tё shtёna me armё nё dasma

Policia në Pejё ka arritur të identifikojë dhe arrestojë tre persona të dyshuar, pasi në dy raste të ndara, gjatë ahengjeve familjare kanë gjaujtur me armë.

Dy prej tyre kanë shtënë në fshatin Jabllanicё të Leshanit me datё 06.08.2024, ndërsa personi i tretë me datё 08.08.2024 nё fshatin Nabergjan të Pejës.

Pas arrestimit nga tё dyshuarit janё sekuestruar:

Njё (1) armё AK47

Dy (2) karikator i sё njëjtës armë

Njё (1) gёzhojё

Njё (1) armё Pistoletё me gas Broëing cal:9mm

Njё (1) karikator i sё njejtёs armё

Njё (1) shurdhues i armёs

Tridhjetё e dy (32) fishek cal: 9mm

Njё (1) armё Pistoletё Canik 9mm

Njё (1) karikator i sё njejtёs armё

Katёr (4) fishekё 9 mm.

Policia e Kosovës njofton se tё dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit janё liruar nё procedurё tё rregullt.

Related Articles