Policia e Shqipërisë ka asgjësuar 170 bimë narkotike të Mirditë, dhe një person është arrestuar në lidhje me kultivimin e këtyre bimëve.
Një tjetër person është në kërkim nga policia, ndërsa janë proceduar penalisht për shpërdorim të detyrës zyrtare, kryetari i fshatit Shpërthaz dhe dy specialistë të pyjeve në këtë fshat.
“Mirditë/Vijojnë operacionet policore të njëpasnjëshme kundër kultivimit të bimëve narkotike. Vihet në pranga 1 shtetas që u kap në flagrancë teksa kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në pyllin e fshatit ku banonte. Gjithashtu, Policia ka identifikuar bashkëpunëtorin e këtij shtetasi dhe vijon punën për kapjen e tij. Asgjësohen nëpërmjet djegies 170 bimë narkotike. Procedohen penalisht për shpërdorim të detyrave, kryetari i fshatit Shpërthaz dhe 2 specialistë të pyjeve në këtë fshat”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.