Është arrestuar një zyrtar policor i burgut të Peqinit, pasi u kap me lëndë narkotike, derisa po futej në vendin e punës për të marrë turnin.
Lajmi u konfirmua nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila tha se zyrtarin e prangosën në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (ShKBB).
Policia e Shtetit ka ushtruar kontroll në banesën e efektivit, në të cilën është gjendur një sasi tjetër e dyshuar lëndë narkotike.
Gjithashtu po hetohet nëse ka punonjës të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, ose të dënuar apo të paraburgosur, thuhet tutje në kumtesë, shkruan Top Channel, përcjellë Gazeta Enigma.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.