Zjarri masiv që ka përfshirë fshatin Çerrilë të Mallakastrës, deri më tani ka shkrumbuar mbi 20 hektarë pyll me pisha, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Flakët po ashtu kanë djegur mbi një mijë rrënjë ullinj, dy banesa të pabanuara dhe një banesë të banuar, si dhe dy stalla bagëtish, raporton A2CN
Për shkak të situatës së rënduar, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë kombëtare të mbrojtjes civile, Haki Çako ka urdhëruar që, nëse është e nevojshme, të ndërmerren masa për evakuimin e banorëve të zonës.
Sipas kryebashkiakut, Qerim Ismailaj po luftohet me flakët por zjarri ndihmohet nga era e fortë që fryn në këtë zonë. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, ndërsa për në bagëti ende nuk ka të dhëna ekzakte