Në zonën turistike të Prevallës janë aktivizuar sërish zjarret, shkruan Enigma.
Mediat lokale në Prizren raportojnë se qytetarët dhe pylltarët janë munduar që në orët mëngjesit që t’i shuajnë zjarret, duke shtuar se zjarri është afruar pranë zonave të banuara.
Në videon e publikuar nga RTV Besa shihet se si banorët po përballen me zjarret.
Ndryshe, tash e disa ditë zjarri ka shpërthyer në zonën turistike të Prevallës.
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) kishte njoftuar se situata po monitorohet nga stafi i Parkut Kombëtar “Sharri” dhe një ekip zjarrfikësish, të cilët janë të angazhuar për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.