Nagavci: Nga java e ardhshme do të fillojë transferi i mjeteve për librat

Nagavci: Nga java e ardhshme do të fillojë transferi i mjeteve për librat

121 mijë  e 200 prindër kanë aplikuar deri më sot për subvencionim të librave nga Ministria e Arsimit.

Ministrja e këtij dikasteri, Arbërie Nagavci, tha se nga java e ardhshme do të fillojë transferi i mjeteve për ata që kanë aplikuar.

“Sikurse kemi njoftuar edhe më herët, aplikimi do të jetë i hapur në mënyrë që të sigurohemi që asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore.  Ju sigurojmë se çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve”, shkroi Nagavci në një postim në Facebook.

Në shërbimin tuaj është edhe numri i telefonit pa pagesë për çfarëdo pyetje që mund të keni rreth aplikimit:0800 30 900 si dhe emaili:[email protected].

Related Articles