Një tërmet me magnitudë 7 ballë ka goditur bregun lindor të Rusisë, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).
Epiqendra ishte afërsisht 55 milje nga qyteti bregdetar i Petropavlovsk-Kamchatsky, i cili ka një popullsi prej rreth 181,000 banorësh. Tërmeti kishte një thellësi rreth 48 kilometrash.
Sipas Sistemit të Paralajmërimit të Cunamit në SHBA, valët e rrezikshme të cunamit nga ky tërmet janë të mundshme brenda 300 km nga epiqendra përgjatë brigjeve të Rusisë. /Gazeta Enigma