Sot në vndin tonë parashihet që të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura, raporton Gazeta “Enigma”.
Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu të shoqëruara me rrufe në shumë pjesë të territorit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.
Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. /Gazeta Enigma/