Gara tradicionale “Kërcim mbi Urën e Fshejtë” ka mbajtur edicionin e saj të 74-të këtë vit.
Ky aktivitet është mbajtur në Gjakovë.
Qindra pjesëmarrës ishin të pranishëm edhe këtë vit nga vende të ndryshme të Kosovës.
Gjithashtu u ndanë tri çmime kryesore për kërcyesit nga ura si dhe ata nga kërcimorja, me stilin në këmbë dhe atë dallëndyshe.
Organizatorët thonë se ky event ka një rol të rëndësishëm për sportin kosovar.
Nga kjo garë e organizuar nga Komuna e Gjakovës, për vendin e parë u ndanë 600 euro, për të dytin 500, ndërsa për të tretin 400 euro. /Gazeta Enigma