Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka takuar sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Takimin e tij tre-orësh me Blinken, Netanyahu e cilësoi si “pozitiv”.
Sekretari amerikan i Shtetit po bën udhëtimin e tij të nëntë në rajon që nga fillimi i luftës së Izraelit kundër Hamasit në tetor.
ShBA-ja u shpreh optimiste për një marrëveshje armëpushimi pas rifillimit të bisedimeve në Doha javën e kaluar.
Megjithatë, Hamasi këtë e sheh si një “iluzion”, pasi ndërmjet janë një numër çështjesh të kontestuara midis dy palëve, bën të ditur BBC, përcjellë Gazeta Enigma.