Iu fishkëllen ministrave që shkuan për vizitë në veri, politikani serb shoqërohet në stacion dhe gjobitet nga Policia e Kosovës

Iu fishkëllen ministrave që shkuan për vizitë në veri, politikani serb shoqërohet në stacion dhe gjobitet nga Policia e Kosovës

Është arrestuar e më pas liruar politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq. Ai është shoqëruar në Polici të Kosovës për mosrespektim të urdhrave të policisë.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

Vetë Arsenijeviq thekson se nuk do ta paguajë gjobën, siç raporton Kossev.

Siç u raportua, Arsenijeviq dyshohet se ka shkuar me një grup qytetarësh tek tavolina e një kafiterie, ku ka qenë i pranishëm Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas raportimeve prezent aty ishte edhe Ministri, Elbert Krasniqi e Ministrja, Albulena Haxhiu.

Arsenijeviq ishte arrestuar edhe para disa ditësh për prishje të rendit publik.

Related Articles