U diagnostifikua me kancer, trajneri njohur vjen me mesazh lamtumirës

U diagnostifikua me kancer, trajneri njohur vjen me mesazh lamtumirës

Eriksson 76-vjeçar në janar ka njoftuar se është diagnostikuar me kancer dhe i ka mbetur pak më shumë se një vit jetë.

“Shpresoj se do të më mbani mend si një njeri pozitiv, që u përpoq të bënte  gjithçka që mund të bënte. Mos ndjeni keqardhje, buzëqeshni. Faleminderit për gjithçka, trajnerë, lojtarë, shikues. Ka qenë fantastike. Kujdesuni për veten dhe për jetën tuaj. Jetoni”, ka thënë Eriksson ndër të tjera në dokumentarin, i cili do të publikohet më 23 gusht. 

Suedezi suksesin si trajner e ka shijuar në Itali gjatë viteve 1990, ku ishte trajner i Sampdorias dhe pastaj Lazios, ekip me të cilin e fitoi titullin e kampionit në edicionin 1999/2000.

Së fundmi, Eriksson ka punuar si drejtor sportiv tek ekipi i kategorisë së tretë suedeze, IF Karlstad, por që në shkurt të vitit të shkuar dha dorëheqjen për arsye shëndetësore.

Gjatë karrierës së tij si trajner, Eriksson ka punuar edhe te Fiorentina e Roma, ndërsa në total ka regjistruar 437 ndeshje në Serie A. Ai gjithashtu ka qenë edhe te Benfica, Manchester City, Leicesteri dhe disa skuadra kineze. Krahas Anglisë ka drejtuar edhe Meksikën, Bregun e Fildishtë dhe Përfaqësuesen e Filipineve.

:

Related Articles