Ndonëse procesi i emërimit të noterëve të rinj në territorin e Kosovës ishte shpallur i mbyllur, ministrja Albulena Haxhiu ka emëruar sot (e mërkurë) 16 noterë të rinj, shkruan Enigma.
Emërimi i noterëve të rinj është bërë për shkak të refuzimit ose mosdhënies së betimit të 16 noterëve të emëruar, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Emërimi i noterëve të rinj është bërë në përputhje me Konkursin Publik për zgjedhjen e 100 noterë në tërë terrirorin e Republikës së Kosovës.
“Ministrja Haxhiu ka emëruar 84 noterë të cilët tashmë e kanë dhënë betimin në përputhje me Ligjin për Noterinë. Ndërsa për shkak të refuzimit ose mosdhënies së betimit të 16 noterëve të emëruar, Ministrja Haxhiu në vend të tyre ka emëruar 16 noterë të rinj. Vendimet për emërimin e noterëve do të publikohen në webfaqen zyrtare të Ministrisë”, thuhet në njoftimin e MD-së.