Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitare pritjet në vendkalimet kufitare kanë rënë.
Te Dheu i Bardhë mërgimtarët po presin deri në një orë, pasi kolona në dalje është 350 metra, ndërsa në hyrje të Kosovës përmes kësaj pike pritjet janë 100 metra, me një pritje prej 35 minutave.
Edhe në Jarinjë për të dalë nga Kosova, qytetarët po presin deri në një orë dhe kolona aty aktualisht është 200 metra.
Në Merdarë pritjet janë deri në 30 minuta, ndërsa kolona aty 150 metra.