Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Gjakovë një zyrtar të Gjendjes Civile, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton Enigma.
Policia e ka konfirmuar rastin për Enigmën.
“Sot, 21.08.2024, hetuesit policorë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Gjakovë, është arrestuar një i dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘Marrje ryshfeti’. Rasti është trajtuar në koordinim me organet e drejtësisë, me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas reporterit, bëhet fjalë për zyrtarin Qazim Ibrahimi.