BE-ja: Diskutimet për heqjen ose jo të masave ndaj Kosovës janë duke vazhduar

BE-ja: Diskutimet për heqjen ose jo të masave ndaj Kosovës janë duke vazhduar

Bashkimi Evropian tha se Këshilli po i vazhdon diskutimet rreth raportit të përfaqësuesit të lartë, Josep Borrell mbi heqjen e masave ndaj Kosovës, të vëna prej më shumë se një viti, shkruan Enigma.

Sa i përket mundësisë për shtimin e këtyre masave, ashtu siç BE-ja paralajmëroi, pas veprimeve fundit të Qeverisë në veri, zëdhënës i BE-së, Peter Stano, nuk dha përgjigje konkrete por se vazhdojnë t’u kërkojnë autoriteteve të Kosovës që të përmbahen nga hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar që mund të rrisin më tej tensionet, duke pritur që Kosova të adresojë dhe zgjidhë çështjet e hapura në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Diskutimet e shteteve anëtare të BE-së në Këshill për raportin e përfaqësuesit të lartë, për përmbushjen e kërkesave të BE-së nga Kosova janë duke vazhduar. Ato janë të brendshme dhe konfidenciale. BE-ja dhe shtetet e saj anëtare vazhdojnë t’u kërkojnë autoriteteve të Kosovës që të përmbahen nga hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar që mund të rrisin më tej tensionet, dhe ne presim që Kosova të adresojë dhe zgjidhë çështjet e hapura në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha Stano për RTV21.

Masat ndaj Kosovë u vunë pas tensioneve në pjesën veriore të Kosovës në kohën kur kryetarët e zgjedhur shqiptarë në katër komunat në veri u dërguan me mbështetjen e policisë së Kosovës në zyrat e tyre.

Të paktën 90 pjesëtarë të forcës paqeruajtëse të NATO-s u lënduan në një përplasje me protestues serbë.

Related Articles