RTK hap thirrjen për nominimin e tre anëtareve të Bordit

RTK hap thirrjen për nominimin e tre anëtareve të Bordit

Transmetuesi publik në bazë të nenit 26 të Ligjit të RTK-së, ka bërë shpalljen publike për nominimin e tre anëtarëve të Bordit të RTK-së të komunitetit shqiptar.

Në njoftim thuhet se afati i dorëzimit të dokumentacionit tё kompletuar pёr aplikim për anëtarë të Bordit të RTK-së, mund të bëhet deri më 4 shtator 2024, në orën 16:00.

Pesë ditë pas mbylljes së shpalljes publike, të gjitha aplikacionet RTK ia dorëzon Kuvendit të Kosovës i cili themelon Komisionin ad – hoc për shqyrtimin e tyre.

Brenda periudhës kohore prej tridhjetë ditësh pas përfundimit të afatit për paraqitjen e kandidaturës, komisioni, pas intervistimit rekomandon dy kandidatë për çdo pozitë në Bord, për të cilët konsideron se janë më të përshtatshmit në bazë të kompetencave, integritetit dhe përkushtimit të tyre për zhvillimin dhe përparimin e RTK-së.

Bazuar në Rregulloren e punës së Kuvendit, Kuvendi zgjedh njërin nga kandidatët e rekomanduar me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit që janë të pranishëm dhe që votojnë.

Related Articles