Disa fshatra të Obliqit do tëmbeten pa ujë të pijshë, njofton KRU “Prishtina”

Disa fshatra të Obliqit do tëmbeten pa ujë të pijshë, njofton KRU “Prishtina”

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa fshatra të Obiliqit do të mbeten pa ujë të pijes.

Bëhet fjalë për fshatrat: Palaj, Hade, Lajthishtë, Sibovc dhe Mirash.

Në njoftimin e lëshuar nga KRUP thuhet se kjo është duke ndodhur për shkak të dëmtimit të gypit fi 300 AC.

“Ekipet tona të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në teren dhe shpresojmë që në afatin sa më të shkurtër të sanojmë defektin dhe të stabilizojmë furnizimin me ujë të pijshëm për konsumatorët që furnizohen nga ky rrjet”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma

Related Articles