Ndërmarrja publike “Trepça” ka larguar përkohësisht edhe tre punëtorë të tjerë nga puna.
Kjo me vendim të u.d kryeshefit ekzekutiv, Faton Ahmeti, nën arsyetimin se kanë kryer shkelje të rënda të detyrave të punës.
Bëhet fjalë për punëtorët me iniciale, F.B, H.M dhe Sh.S.
“Për shkak se të njëjtit kanë kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.5, 1.13 dhe 1.52 të Rregullores nr.prot:2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.”- thuhet në njoftim.
Ditë më parë është raportuar edhe për të larguar të tjerë nga kjo ndërrmarje, me ç’rast numri i të pushuarve nga puna arrin në trembëdhjetë. /Gazeta Enigma