Para pak ditësh ndërrmarja “Trepça” ka njoftuar se më 20 gusht të këtij viti Komisioni Disiplinor ka marrë vendim që ta ndërpresë marrëdhënien e punës me minatorin A.P.
Sipas njoftimit të lëshuar në rrjetin social “Facebook”, Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se minatori A.P., ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës.
Mirëpo me këtë deklaratë nuk është pajtuar minatori i pushuar nga puna.
Minatori Arben Peci, ka komentuar në njoftimin e “Trepçës” në facebook duke thënë se nuk është e vërtetë se ka bërë shkelje.
“Nuk është e vërtetë që kam bërë ndonjë shkelje, veç kam gjet më mirë edhe nuk kam ardh me punu në Trepçë, mos rreni ke bë shkelje se ata që bëjnë shkelje ligjore jeni ju bashkë me stafin menaxhues”, thuhet në komentin që Peci ia bëri “Trepçës”. Tutje, në një koment tjetër të bërë nga Peci tha se për mos shkuarjen në punë i ka lajmëruar të gjithë eprorët, teksa u ankua për shkak të pagës.
Ndërmarrja “Trepça” gjatë ditëve të fundit ka paralajmëruar se disa minatorë janë larguar nga puna për shkak se sipas tyre, të njëjtit kanë kryer shkelje të rënda të detyrave të punës. /Gazeta Enigma