Autoritetet gjermane kanë njoftuar se kanë arrestuar një 15-vjeçar në lidhje me sulmin me thikë në Solingen.
Aktualisht policia në Dusseldorf janë duke e hetuar rastin dhe po verifikohet nëse i mituri ka lidhje me ngjarjen.
“Njëkohësisht po kryhen një sërë masash policore, duke përfshirë kontrolle në lokacione të ndryshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Siç njofton BBC, nga ky sulm tre persona kanë mbetur të vdekur. Dy burra 67 dhe 57 vjeç dhe një grua 56 vjeçe. /Gazeta Enigma