Justin Bieber bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e foshnjës

Justin Bieber bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e foshnjës

Këngëtari i njohur, Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij Hailey Bieber janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtari përmes një postimi në llogarin e tij në Instagram.

Po në këtë postim, Bieber ka zbuluar edhe emrin e vogëlushit të tyre.

“Mirë se erdhe. Jack Blues Bieber”, ka shkruar Justin Bieber, krahas fotografisë së këmbës së vogëlushit të porsalindur. /Gazeta Enigma

Related Articles