Besiana Kadare, vajza e Ismail Kadares, ka ndarë një fotografi të rrallë familjare.
Ajo fotografinë e ndau me ndjekësit në rrjetin social Facebook.
Fotografi kjo nga martesa e prindërve të saj, në vitin 1963.
“Foto shumë e rrallë nga dasma e prindërve në 1963. Në të majtë dalloj Naum Priftin, në të djathtë, në cep, Dritëro Agollin”.
“Mami me tregon qe babi vajti ta merrte në Elbasan bashkë me të gjithë shokët nga Lidhja e Shkrimtarëve”, ka shkruar Besiana Kadare. /Gazeta Enigma