Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka njoftuar për shkak të shpenzimit enorm të ujit të pijes në këtë periudhë dhe thatësirave aktuale, furnizimi është i pamjaftueshëm në disa zona, shkruan Enigma.
Sipas njoftimit, me qëllim që rezervuarët të akumulojnë gjatë natës dhe ditën të kemi furnizim të mjaftueshëm, jemi të detyruar të aplikojmë reduktime të furnizimit për disa fshatra të Komunës së Gjakovës.
“Reduktimet do të fillojnë kryesisht nga ora 19:00 deri në orët e para të mëngjesit. Sipas linjave furnizuese në reduktime përfshihen këto fshatra:-Fshatrat e Dushkajës, Cermjan, Sopot, Palabardh, Hareqë, Novosellë, Skivjan, Bec, Vraniq, Doblibarë, Berdosanë, Rezinë. Kjo gjendje do të vazhdoi deri në përmirësim të situatës me furnizim”, thuhet në njoftim.