Kryeshefi i IPK-së në vizitë zyrtare në Washington D.C

Kryeshefi i IPK-së në vizitë zyrtare në Washington D.C

Kryeshefi i Inspektoriatit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, bashkë me ekipin e tij po qëndrojnë në Washington D.C.

Ata po zhvillojnë një vizitë zyrtare atje.

Kjo vizitë përfshin takime në Departamentin e Shtetit- Byronë ndërkombëtare të Narkotikëve dhe zbatimit të ligjit, Zyrën Qendrore të Programit të Asistencës për Trajnimin e Hetimeve Penale Ndërkombëtare të Departamentit të Drejtësisë (ICITAP) dhe selinë e Byrosë Federale të Hetimit (FBI).

Gjatë këtyre takimeve, Hodaj i informoi zyrtarët amerikanë për të arriturat dhe sfidat e vazhdueshme të IPK-së, ndërsa shprehu mirënjohje për Ambasadën dhe shërbimet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me bashkëpunimin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme në avancimin e zbatimit të ligjit në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

I shoqëruar nga Atasheu i DOJ- ICITAP, Kimberly Riffe dhe stafi i ICITAP-it në Kosovë, dhe një major nga hetimet e brendshme të Policisë së Kosovës, delegacioni u takua me zyrtarë kryesorë duke përfshirë Drejtorin e INL, Zyrtarin e Deskut të Kosovës dhe Zyrtarin e Programit INL. Delegacioni i Kosovës u prit ngrohtësisht në stafin e Shtabit Qendror të ICITAP-it dhe në stafin e Operacioneve Ndërkombëtare dhe Punëve të Brendshme të FBI-së.

Gjatë këtyre takimeve, Hodaj i informoi zyrtarët amerikanë për të arriturat dhe sfidat e vazhdueshme të IPK-së, ndërsa shprehu mirënjohje për Ambasadën dhe shërbimet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me bashkëpunimin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme në avancimin e zbatimit të ligjit në Kosovë. Udhëheqësit e Qeverisë Amerikane pranuan partneritetin e fortë dhe premtuan mbështetje të vazhdueshme, duke nënvizuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Kjo vizitë, e mbështetur nga Misioni ICITAP i Ambasadës Amerikane në Kosovë, i paraprin pjesëmarrjes së delegacionit në konferencën vjetore të Shoqatës Kombëtare të Hetuesve të Punëve të Brendshme (NIAIA), e planifikuar të mbahet në Uashington, D.C. 25 deri 29 gusht. Delegacioni gjithashtu vizitoi Ambasadën e Kosovës në Washington, ku u prit nga diplomatët e ambasadës dhe atasheu policor. /Gazeta Enigma

Related Articles