Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani për qasje të bazuar në agjenda politike lokale dhe të paakorduara me aleatët.
Ai tha se dy krerët më të lartë “kthyen” Kosovën në problem të sigurisë për aleatët.
“Qasja e tyre, e bazuar në agjenda politike lokale dhe e paakorduar me aleatët, e bllokoi agjendën euro-integruese të Kosovës, i bllokuan njohjet e reja dhe anëtarësimet në organizma ndërkombëtarë dhe e ktheu Kosovën prapa”, shkroi Hoti në një postim në Facebook.
Ish-kryeministri tha se sot Kosova shihet nga aleatët jo si një vend me sfida për integrim euro-atlantik, por si një vend “me sfida të sigurisë rajonale, ku duhet rritur praninë e KFOR-it, e duhet vizituar nga zyrtarët më të lartë të inteligjencës”. /Gazeta Enigma