Edhe një minator tjetër është larguar përkohësisht nga puna.
Kështu ka njoftuar ndërrmarja Trepça Sh.A.
Sipas një njoftimi të lëshuar nga kjo ndërrmarje, minatori ka bërë shkelje të rënda të punës.
“Me datën 28.8.2024 z. Y.S. është larguar përkohësisht nga puna me vendim të u.d. Kryeshefit Ekzekutiv me nr.prot:4727 të datës 28.8.2024”.
“Për shkak se i njëjti ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.5, 1.13 dhe 1.52 të Rregullores nr.prot:2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A. ka keqpërdorur detyrën zyrtare”, thuhet në njoftimin e lëshuar. /Gazeta Enigma