Ambasadori gjerman mëson se si të përgatisë fli

Ambasadori gjerman mëson se si të përgatisë fli

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë një vizitë në Gjeravicë, ku ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme.

Ai shpërndau një video duke ecur, notuar e duke u mësuar se si të gatuajë fli.

“Kalova një kohë të pabesueshme duke ecur në majën më të lartë të Kosovës, Gjeravica. Nga mbledhja e boronicave të freskëta tek zhytja freskuese në një liqen malor dhe madje edhe bërja e flisë tradicionale, ishte një aventurë e mrekullueshme me shoqëri të madhe”, shkroi Rohde në një postim në X. /Gazeta Enigma

Related Articles