Opinionisti Ermal Sadiku ka kritikuar Qeverinë Kurti ku sipas tij në këto katër vjet, kjo qeveri nuk pati qëllime afatgjata.
Sipas tij kur ke 51%, do duhej të kishte vendime më të guximshme.
”Çka po më shkatërron është se 4 vjet ka qeverisje, është njëfar qeverie diqysh e fukarenjve. Diqysh me do mendime të ngadalshme pa qëllime afatgjatë”, tha Sadiku në Rubikon të Klan Kosova.