Përfundon aventura e FC Dritës në garat evropiane

Përfundon aventura e FC Dritës në garat evropiane

Ka përfunduar këtu ëndrra për kualifikim në Ligën e Konferencës për Dritën.

Gjilanasit shkuan deri në play-offin e Ligës së Konferencës, për t’u ndalur nga gjiganti polak, Legia e Varshavës.

Pas humbjes 2:0 në ndeshjen e parë në Poloni, ku luajtën më shumë se një orë me një lojtar më pak, Drita u mposht minimalisht 0:1 në Prishtinë.

Nën mbështetjen e madhe të tifozëve në stadiumin “Fadil Vokrri”, Drita u tregua kundërshtar i denjë i skuadrës që vlen rreth pesë herë më shumë se ta, Legian e Varshavës.

Në kohën kur momentumi ishte në anën e gjilanasve me disa raste të mira shënimi, Rron Broja e merr edhe kartonin e dytë të verdhë, duke u përjashtuar nga loja.

Luhej minuta e 77-të, ku edhe ato pak shpresa për kualifikim u shuan.

Krejt në minutat shtesë, Legia e Varshavës shënoi gol për ta fituar ndeshjen, në kohën kur gjilanasit ishin dorëzuar plotësisht.

Pas kësaj, Drita do të fokusohet në Superligë, ku ende nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje.

Në anën tjetër, Legia e Varshavës do të vazhdojë në fazën e ligës së Ligës së Konferencës.

Related Articles