Sveçla bën homazhe tek varri i Triumf Rizës në 17-vjetorin e vdekjes së tij

Sveçla bën homazhe tek varri i Triumf Rizës në 17-vjetorin e vdekjes së tij

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë homazhe tek varri i policit të ndjerë, Triumf Riza, i cili vra 17 vite më parë, në qendër të Prishtinës, me breshëri plumbash.

Sveçla tha se Riza u vra nga “dora e grupeve kriminale të asaj kohe”.

“Përveç që kam pasur mundësinë ta njoh personalisht Triumfin, të gjithë kolegët që kanë punuar me të e vlerësojnë lartë shërbimin e tij me vullnet e shumë përkushtim për sundim të ligjit e luftim të pakompromis të krimit e bandave kriminale që vendi ynë u përball me vite”, shkroi Sveçla në një postim në Facebook.

I pari i MPB-së tha se drejtësia për këtë rast ende nuk është vendosur dhe se “na obligon të gjithëve që të punojmë pandalshëm që ajo të ndodhë jo vetëm si shpagim për krimin e bërë por edhe si parandalim që kohërat e situatat e tilla të mos na përsëriten më”.

“Lavdi e përjetshme Heroit Triumf Riza!”, përfundoi Sveçla. /Gazeta Enigma

Related Articles