Një 36-vjeçar u qëllua për vdekje me armë zjarri këtë të premte në Shkodër.
Top Channel raporton se viktima është Elis Rrashkadoli, i cili ka qenë duke pirë kafe në lokal në momentin që qëllua.
Ngjarja ndodhi në afërsi të rrugës “Isuf Sokoli” në Shkodër, në lokalin “Ish Gjuetari”, në lagjen Ahmet Haxhia.