Lajçaku në GLOBSEC takon ministren e jashtme të Rumanisë, temë diskutimi zhvillimet në Ballkan

Lajçaku në GLOBSEC takon ministren e jashtme të Rumanisë, temë diskutimi zhvillimet në Ballkan

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, takimin e parë në forumin global të sigurisë, GLOBSEC i cili po mbahet në Pragë, e ka zhvilluar me ministren e Jashtme të Rumanisë, Luminita Odobes.

Nëpërmjet një postimi në “X”, Lajçak thotë se me Odobesin, foli për zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe dinamikat aktuale në Evropë.

“Takimi im i parë këtë vit në GLOBSEC, në Pragë ishte me ministren e Jashtme të Rumanisë, Luminita Odobes. Me të, kemi shkëmbyer dhe ndarë përshtypjet tona për zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe dinamikat aktuale në Evropë”, ka shkruar Lajçaku.

Në Pragë, në forumin e sigurisë, GLOBSEC, merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Related Articles