Avdyli paralajmëron zyrtarizimin e koalicionit VV-Guxo-Alternativa

Avdyli paralajmëron zyrtarizimin e koalicionit VV-Guxo-Alternativa

Anëtari i kryesisë së partisë Guxo, Haxhi Avdyli, ka konfirmuar se në orët vijuese do të zyrtarizohet koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Alternativën.

Avdyli tha për RTV21 se në zgjedhje do të shkojnë si koalicion me dy partitë e tjera që për katër vite kanë bashkëqeverisur me vendin.

“Falë bashkëpunimit të mirë që kemi pasur në ekzekutiv dhe legjislativ si parti VV dhe Guxo e shohim të nevojshme që ky bashkëpunim duhet të vazhdojë dhe në këtë drejtim diskutimet kanë qenë dhe kanë vazhduar edhe sot dhe besoj do të arrihet të një marrëveshjeje e tillë që do t’i përfshijë një bashkëpunim të ardhshëm për katër vitet e ardhshme të qeverisjes. Mendoj që partia Guxo i ka dhënë shumë këtij koalicioni edhe në Kuvend edhe në ekzekutiv, dhe në këtë drejtim të gjitha këto premisa na çojnë që ne ta vazhdojmë bashkëpunimin e ardhshëm në katër vitet e ardhshme dhe besoj se kjo do të arrihet përmes një koalicioni. Pritet në orët vijuese (zyrtarizimi i koalicionit). Koalicioni deri në orën 16:00 besoj se do sqarohen të gjitha dhe besoj se ky koalicion do të regjistrohet dhe do vazhdojmë bashkëpunimin në katër vitet ardhshme për të vazhduar punët e mira…”, tha Avdyli.

I pyetur nëse do të ketë ndonjë koalicion paszgjedhor me partitë e tjera, ai tha se koalicioni Vetëvendosje-Guxo-Alternativa nuk ka nevojë për parti të tjera.

“Besojmë se koalicioni VV- Guxo dhe Alternativa nuk ka me pasë nevojë për parti tjera, ky koalicion përbëhet për të kaluar rezultatin e 14 shkurtit 2021, besoj do të kalohet rezultati 51%”, tha anëtari i kryesisë së partisë Guxo, Haxhi Avdyli.

Related Articles