Këta janë tre personat e dyshuar për tentim vrasjen në Suharekë

Këta janë tre personat e dyshuar për tentim vrasjen në Suharekë

Një grua është plagosur në këmbë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të një lokal nate në Topliçan të Suharekës, shkruan Enigma.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ai tha se lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar.

Si pasojë e të shtënave janë thyer xhamat dhe kanë pësuar lëndime të lehta trupore te 6 persona të tjera.

Sipas Sinjalit, tre personat e dyshuar që janë arrestuar janë: Alton Asani (rreth 23-vjeçar) dhe Qlirim Sokoli (rreth 22-vjeçar), dhe Atdhe Durmishi (rreth 18 vjeçar).

Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar edhe arma që dyshohet se është përdor për kryerjen e veprës.

Related Articles