Von der Leyen takohet me Vuçiqin

Von der Leyen takohet me Vuçiqin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Pragë.

Ajo tha se pret nga Serbia që të tregojë përkushtim ndaj rrugës së zgjedhur drejt BE-së, ndërsa tha se nga Plani i Rritjes dhe marrëveshja për litiumin përfitojnë direkt qytetarët e Serbisë.

“Takimi shumë i mirë me Aleksandar Vuçiq. Ne kemi Planin e Rritjes  dhe marrëveshjen për lëndët e para të qëndrueshme, zinxhirët baterive dhe EV-të. Nga këto do të përfitojnë direkt njerëzit e Serbisë. Ne shpresojmë që Serbia të tregojë përkushtim për përparimin në rrugën e saj të zgjedhur, rrugën drejt BE-së”, ka shkruar ajo.

Vuçiq në Pragë u takua edhe me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Related Articles