Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se Marrëveshja e Ohrit është gjëja më e keqe që kanë arritur kryeministri Albin Kurti me presidentin serb, Alleksandar Vuçiqin.
Tutje ai ka shtuar se e gjithë kjo çështje i ka bërë keq Kosovës, duke i vënë sanksione financiare dhe duke e kufizuar.
“Ku jemi sot Kosova, kjo Qeveri ka futur Kosovën në raporte të kushtëzuara në sanksione financiare”, u shpreh Haziri në DPT te Fidani të Klan Kosova.
“Edhe sot flasim për raportet kryesore me Serbinë, dhe sot raportet diplomatike i ka të kushtëzuara me BE-në, ju e dini se ata kanë përfunduar negociatat me BE-në, kanë qenë duke pritur datën. Çka ka ndodhur tash? BE-ja ia ka amendamentuar kapitullin e 35-të të fqinjësisë së mirë me Marrëveshjen e Ohrit, që për ne LDK-në, është marrëveshja më e keqe për Kosovën që e ka mbërri Kurti-Vuçiq, por që është bërë. Serbisë iu është hapur kaptina e fqinjësisë me Kosovën. Por Kosovës për shkak të kësaj marrëveshje dhe bojkotit e kanë vendosur në sanksione financiare”.
“Edhe ministrave të kabineti, duke përfshirë dhe Kurtin ka kufizime në takime”, tha nënkryetari i LDK-së.